19 Qershor 2021

Lansohet kampanja ‘’Bëhu Mburoja ime!"

Prishtinë, 1 qershor  - HANDIKOS, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘’Bëhu Mburoja ime!’,  me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.

Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:

-Policia e Kosovës – 192

-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.

Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit "Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)