21 Tetor 2021

Lansohen të gjeturat e nivelit te stresit tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit

Prishtinë, 8 tetor - Stress Free Corner në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) kanë realizuar një hulumtim në shkallë vendi, nëpërmjet platformës online për të matur “Nivelin e stresit tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit”.

Përgjatë periudhës qershor - shtator janë mbledhur të dhënat, që do të lansohen sot e që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor.

Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar nivel më të lartë të stresit tek duhanpirësit krahasuar me joduhanpirësit.

Për më tepër, rezultatet e hulumtimit tregojnë prezencën e simptomave psikosomatike më të lartë tek duhanpirësit.

Hulumtimi shërben si pikënisje e hulumtimeve me theks të veçantë mirëqenien psikologjike dhe efektet negative të stresit në shëndetin e përgjithshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)