20 Prill 2024

Kosova sot regjistron 14 raste me koronavirus dhe 1 rast vdekje

Prishtinë, 24 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

IKSHPK po shtu ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).

 Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)