29 Mars 2024

Kosova sot regjistron 13 vdekje dhe 1901 raste me koronavirus

Prishtinë, 24 gusht -  Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit  kanë humbur jetë 13 viktima i dhe janë konfirmuar edhe 1.901 raste të reja me koronavirus, bazuar në 10.848 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Në 24 orët e fundit, 433 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive në Kosovë janë 21.922.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të martën se janë 1016 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të vendit. Prej tyre, 902 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Sa i takon trajtimit, SHSKUK njofton se 797 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërsa 37 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Institucionet qeveritare, javën e kaluar, kanë marrë masa shtesë kufizimi mirëpo situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)