29 Mars 2024

Kosova sot pranon kontingjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19

Prishtinë, 28 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Pranim dorëzimi i vaksianve do te behet ne pistë e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", para terminalit VIP.

Në ceremonin e pranimi dorëzimit të vakzinave do të mbajnë nga një fjalim kryeministri Kurti, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e QUINT-it.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë kane konfirmuar se sot do të arrijnë 24.000 doza të AstraZenecas.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)