29 Mars 2024

Kosova shënoi Ditën Botërore të Tuberkulozit

Prishtinë, 23 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, tha sot se Dita Botërore e Tuberkulozit është një moment i mirë për t’i shpalosur të arriturat e profesionistëve shëndetësor kosovarë në uljen e prevalencës dhe incidencës së kësaj sëmundje në Kosovë, ndërkohë që shprehu zotimin e tij për të përkrahur Klinikën e Pulmologjisë, por edhe institucionet e tjera shëndetësore në fuqizimin e luftës kundër tuberkulozit.

Ministri tha kështu në një ngjarje kushtuar Ditës Botërore kundër tuberkulozit, të mbajtur në Prishtinë.

Duke u shprehur mirënjohje profesionistëve kosovarë për sukseset në luftën kundër tuberkulozit, Ministri Agani tha se angazhimet e mëtejme do të vazhdohet në partneritet me donatorët dhe në këtë aspekt, ai falënderoi Fondin Global për mbështetjen dhe kontributin e dhënë për uljen e prevalencës dhe incidencës së TB-së në Kosovë.

“Jam I njoftuar mirë me uljen e prevalencës dhe incidencës së kësaj sëmundje, por edhe për rastet rezistente në terapinë specifike, prandaj do t’i ndërmarrim të gjitha masat për tejkalimin e vështirësive që kanë të bëjnë me trajtimin e këtyre rasteve”, tha Ministri Agani, duke shtuar se në frymën e kësaj, do të mbështeten aktivitetet për një spital ku do të trajtoheshin këto raste.

Prof. Dr. Irfan Spahiu, doajen i pulmologjisë kosovare, duke bërë një krahasim me parashikimet e mëhershme rreth ecurisë së TB-së që, sipas tij, TB nuk është eradikuar në Kosovë deri në vitin 2000 sikur ishte parashikuar, tha se kjo sëmundje do të jetë prezente edhe një kohë të gjatë, e sidomos format rezistente.

Menaxherja kombatëre për TB, dr. Rukije Mehmeti, tha se incidenca dhe prevalence e kësaj sëmundje ka shënuar rënie, por numri i rasteve mbetet i lartë dhe zakonisht, këto raste përcillen edhe me sëmundje shoqëruese.

Sipas saj, në katër vitet e fundit, numri i rasteve të reja me TB në Kosovë ka rënë nën 1000 dhe viti i kaluar e ka gjetur Kosovën me 920 raste të reja të moshës prej 15-34 vjeçare.

Në takimin kushtuar 24 Marsit-Ditës Botërore të TB-së, u shtrua si nevojë që Spitali i ri i mushkërive, i ndërtuar në Pejë, të pajiset me aparaturën e nevojshme dhe në Kosovë të fillojë edhe aplikimi i   terapisë së rendit të dytë, pasi që deri tash ka pasur 10 raste rezistente në terapinë specifike, të cilën në të ardhmen duhet të sigurojnë institucionet me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)