29 Mars 2024

Kosova serish me rekord të infektuarve me koronavirus, sot 2110 të prekur

Prishtinë, 18 gusht - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftua se sot janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Më së shumti raste pozitive ka në Prishtinë, 375, pasuar nga Gjilani me 168 dhe Gjakova 166.

Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 473 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 408 vetë.

Po ashtu, nga mosha 10 deri 19 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin paraprak kanë dalë pozitivë me COVID-19, 194 persona.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 130 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.408.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)