29 Mars 2024

Kosova regjistron sot 22 të vdekur dhe 1,894 raste pozitive me koronavirus

Prishtinë, 1 shtator - Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 14,284 mostrave. Shndërruar në përqindje, i bie që 13 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 1,354 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 27,404.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)