29 Mars 2024

Kosova regjistron një viktimë dhe 2,957 raste të reja me COVID

Prishtinë, 23 janar - Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2957 raste të reja me koronavirus nga testimi i 11.913 mostrave.  

Shifra e rasteve të reja është më e ulët se ajo e të shtunës, ku u regjistruan 3.206 të infektuar nga 11.883 mostra të testuara.  

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 458 qytetarë. Numri i të shëruarve ka arritur në 160.705. Numri i rasteve aktive ka arritur në 17.743.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të barten maskat në çdo moment e po ashtu ka bërë thirrje për vaksinim.

Sipas IKSHPK-së, Omicroni po përhapet me intensitet të lartë dhe është variant dominues në qarkullim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)