25 Shtator 2021

Kosova regjistron një viktimë dhe 110 raste me koronavirus

Prishtinë, 3 gusht - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar sot 110 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,667 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Podujeva.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 gusht janë shëruar dy pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 689.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,623 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,267 kanë vdekur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)