09 Gusht 2022

Kosova regjistron 28 vdekje dhe 920 raste me koronavirus

Prishtinë, 7 shtator - Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur së gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuan edhe 28 viktima dhe 920 raste të të infektuarve nga koronavirusi.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit arrin në 181.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 10,321 mostrave. Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901.

Në 24 orët e fundit u shëruan 1,698 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.

Deri të martën, mbi 325,000 qytetarë të Kosovës i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)