19 Prill 2024

Kosova regjistron 23 raste me koronavirus

Prishtinë, 30 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar sot, 23 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 2,120 mostrave.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me këtë virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 30 maj janë shëruar 130 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 2,380.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,405 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Me 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)