18 Gusht 2022

Kosova regjistron 1030 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 2 gusht - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima dhe 1.030 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2.829 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 36.40. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 580 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.914. Spitali në Gjilan, ku janë trajtuar pacientët me COVID-19.

Ndërkohë, numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit është 127.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)