13 Qershor 2021

Kosova regjistron 10 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 11 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se sot ka regjistruar 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave deri sa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 627.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me këtë virus.

 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)