18 Prill 2024

Kosova pranon kontigjentin e parë të vaksinave të blera kundër COVID-19

Prishtinë, 29 qershor - Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të hënën ka arritur në këtë shtet, kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech.

Ky kontingjent prej 81.900 dozash vaksine, është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në muajin maj, për më shumë se 1 milion doza.

Në njoftim është thënë se me sigurimin e këtyre dozave, vaksinimi në masë do të shtrihet në disa kategori të popullatës, përveç atyre me prioritet.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet, që deri në fund të këtij viti, të vaksinojë 60 për qind të popullsisë kundër koronavirusit.

“Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)