25 Shtator 2022

Kosova në konferencën evropiane të barnave

Prishtinë, 3 shkurt – Me ftesë të Agjencisë Evropiane të Barnave - European Medicines Agency (EMA) zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM), të kryesuar nga Zehadin Gashi, kryeshef i AKPM-së, Arianit Jakupi këshilltar për farmaci i Ministrit të Shëndetësisë, Belkize Shalqini drejtoreshë e Departamentit të autorizim marketingut në AKPM, Haki Ejupi kryeinspektor Farmaceutik dhe Ismail Shurdhaj, drejtor i Departamentit të licencimit në AKPM po marrin pjesë në konferencën për prezantimin e punës së agjencive kandidate dhe kandidat potencial për anëtarësim në Agjencinë Evropiane të Barnave.

Kryeshefi i AKPM-së, Zehadin Gashi, ka prezantuar punën e këtij Agjencioni kosovar duke shtjelluar sukseset, por edhe sfidat për që këtë agjencion e presin në të ardhmen.

Në konferencë, po ashtu prezantuan edhe zyrtarët nga Agjencia e ushqimit dhe veterinës Kujtim Uka, Valdet Gjinovci dhe Bekim Zhubi.

Duke u bazuar në prezantimet e vendeve kandidate dhe kandidat potencial për anëtarësim në EMA, vlerësimet janë se AKPM është në rrugë të mbarë të plotësimit të plotësimit të kritereve për anëtarësim në EMA.

Nga konferencë janë nxjerrë edhe shumë konkluzione, të cilat do të jenë pjesë  e debatit edhe për ndryshimet e Ligjit për Produkte dhe Pajisje medicinale, i cili ka kaluar shqyrtimin e parë në Parlamentin e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)