29 Mars 2024

Kosova mori sot nga BE mbi 3,500 vaksina Pfizer, të mërkurën mbërrijnë edhe 38.400 doza AstraZeneca

Prishtinë, 10 maj - Mbi 3,500 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit kanë mbërritur sot në Kosovë, dhuratë nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mbi 4 mijë i dërgoi të mërkurën e kaluar.

Ato do të shpërndahen gradualisht. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit dhe çdo dozë e siguruar deri më tash është donacion ose nga BE-ja, ose nga OBSH-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)