21 Tetor 2021

Kosova me 1 582 institucione private shëndetësore të licencuara

Prishtinë, 1 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2020.

Ky publikim  ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2020 ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), shërbimet paraklinike, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse, të sëmurët me sëmundje malinje, të prekurit me COVID-19,  institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim tregojnë se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2020, ishte 13 518 të punësuar, prej tyre: 3 555 ishin mjekë specialistë; 8 386 infermierë; dhe 1 577 staf jo-mjekësorë.

Në  Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin 4 006 357 vizita, prej tyre: 233 256 ishin vizita stomatologjike; 926 496 ishin shërbime laboratorike; dhe 4 229 213 ishin intervenime dhe shërbime të veçanta.

Në Spitalet e Përgjithshme kishte: 274 086 ditë shërimi; 63 464 pacientë të shtrirë; dhe 11 394 të operuar.

Po ashtu, janë realizuar 614 094 vizita ambulantore, ndërsa janë kryer 1 531 527 shërbime (parametra) laboratorike.

Gjatë vitit 2020, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) kanë qenë: 329 986 ditë shërimi; 64 778 pacientë të shtrirë; dhe 14 718 janë operuar.

Gjithashtu janë realizuar rreth 307 525 vizita diagnostike për pacientë; 364 654 vizita ambulantore; 1 009 471 shërbime laboratorike; dhe 400 243 shërbime të veçanta.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) ishin realizuar 159 507 shërbime stomatologjike në total, prej tyre: rreth 28 414 vizita kontrolluese; 37 637 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës, etj.

Numri i rasteve të reja, të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2020, ishte 2 787.

Ndërsa, numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 401 raste.

Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2020 në të gjitha spitalet publike të Kosovës ishte 118 549. Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 88 593.

Numri i të prekurve me TBC ishte 441 persona, prej tyre: 198 ishin femra dhe 243 meshkuj.

Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 1 344 persona, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga COVID-19 me 1 336 raste.

Numri i personelit mjekësor i angazhuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, që trajtuan pacientët me COVID-19 ishin 1 951 persona.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 092 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe nga ta: 14 966 janë femra dhe 9 126 meshkuj.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 582, prej tyre 25 spitale dhe 1 536 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj.

Nga gjithsej 1 582 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 411 prej tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)