09 Shkurt 2023

Kosova ende pa ligj për duhanin

Prishtinë, 16 mars - Zbatimi i Ligjit për duhanin paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Kosovës, por edhe për të dëshmuar se Kosova është një vend ku respektohet ligji dhe se kultura qytetarëve të saj është pjesë e trendëve kulturore të vendeve të BE-së dhe rajonit.

“Në Kosovë nuk po respektohet Ligji për Ndalimin e Pirjes së Duhanit në institucionet publike”, kështu u tha sot në debatin e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Qendra Kosovare për Evokim dhe Zhvillim, lidhur me strategjinë e veprimit për zbatimin e ligjit për duhanin.

“Për dallim nga shumë vende të Evropës, ku pirja e duhanit ndalohet plotësisht, ne, në Kosovë, kemi paraparë që të ndahet një hapësirë prej 30%, ku do t’u shërbejë duhanpirësve”, tha Iliriana Zyberaj, kryeinspektore sanitare.

Sipas saj, një ndër institucionet publike, në të cilat nuk po respektohet Ligji Kundër Pirjes së Duhanit është Parlamenti i Kosovës. Deputetët, thotë ajo, gjatë pushimit të seancave shihen vazhdimisht duke pirë cigare.

Drejtori ekzekutiv i KADC-it, Shkumbin Spahija ka thënë se zbatimi i këtij ligji paraqet një rëndësi të veçantë, jo vetëm për shëndetin e popullatës së Kosovës, por edhe për të dëshmuar se Kosova është një vend ku respektohet ligji.

“Statistikat tregojnë se në vendet ku është e ndaluar pirja e duhanit në vende publike, numri i të sëmurëve kardiovaskulare ka rënë nga 20 deri në 12 për qind, ndërsa numri i duhanpirësve ka rënë deri në 30 për qind. Andaj zbatimi i këtij ligji paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për shëndetin e popullatës së Kosovës, por edhe për të dëshmuar se Kosova është një vend ku respektohet ligji dhe se kultura qytetarëve të saj është pjesë e trendëve kulturore të vendeve të BE-së dhe rajonit”, ka thënë Spahija.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani është shprehur se nuk ka statistika të sakta se sa është përqindja e personave që pinë duhan, mirëpo ai thekson se sipas hulumtimeve të më hershme, mendohet se në Kosovë  përdorin duhan në mënyrë aktive rreth 500 mijë njerëz.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Rita Hajzeraj ka thënë se edhe pse nuk mungon monitorimi i këtij projektligji, por mungojnë iniciativat e bashkëpunimit në mes të institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)