18 Prill 2024

Kosova e Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 6 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen e bashkëpunimit në lëmin e Shëndetësisë e Medicinës midis dy shteteve.

Të dy ministrat vlerësuan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, duke pasuar parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të përbashkëta edhe në fushën e shëndetësisë.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, të dy Ministritë, gjegjësisht dy shtetet zotohen  se do të bashkëpunojnë ngusht në fushën e shëndetësisë, duke qenë se sfidat e këtij sektori janë pothuaj të njëjta , tha ministri kosovare i Shëndetësisë Bujar Bukoshi.

I bindur se dy shtetet do ta respektojnë marrëveshjen, Ministri Bukoshi shprehu përkushtimin e MSH-së që të bashkëpunojë ngusht, ndërsa përvoja, theksoi ai, tregon se të dy shtetet kanë shumë për të këmbyer në fushën e shëndetësisë dhe medicinës.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se Marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe ajo vendos bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është fillimi i ri një bashkëpunimi të ndërsjellë midis dy shteteve dhe në ditët në vijim do të krijohet një Plan aksional, i cili do të detajojë në mënyrë konkrete veprimet që duhet ndërmarrë, me qëllim që bashkëpunimi të jetë i plotë”, tha Ministri Osmani.

Ministri Osmani, bashkë me një delegacion të zgjeruar është pritur nga Ministri Bukoshi me bashkëpunëtorët dhe krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, ndërkohë që delegacioni nga Maqedonia është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj.

Marrëveshja e nënshkruar sot midis dy ministrave i obligon dy ministritë që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informatave në lëmin e shëndetësisë, shkëmbimin e stafit mjekësor , kontaktet midis Fakulteteve të Mjekësisë Odave të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësor, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e ligjëruesve, format e bashkëpunimit në mjekësi të përgjithshme, farmaci, stomatologji, shkencat mjekësore etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)