16 Prill 2024

Kosova e Çekia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 21 shkurt - Diskutimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe nënshkrimi i tij, si dhe tri ligjërata në Telemjekësi, do të jenë në fokus të vizitës që më 23 dhe 24 shkurt një delegacion i lartë i shëndetësisë çeke zhvillon në Kosovë

Ekpertë të Republikës së Çekisë të fushës klinike dhe të menaxhmentit shëndetësor do të mbajnë të hënën dhe të martën tri ligjërata në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Ky ekip i ekspertëve nga Republika e Çekisë është pjesë e një delegacioni të lartë të këtij shteti, i cili do të qëndrojë më 23 dhe 24 shkurt në Kosovë, ku ndër të tjera do ta disuktojë edhe nënshkrimim e një Memorandumi të Bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës.

Ditën e parë të vizitës, delegacioni nga Çekia do të takohet edhe me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Alush Gashi, ndërsa në Telemjekësi do të mbahet ligjërata lidhur me sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe mënyrat e financimit të tij, derisa më 24 shkurt, njëra nga ligjëratat ka të bëjë me mënyrat e  regjistrimit e distribuimit të barnave, ndërsa tjetra me menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Diskutimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, dhe cikli i ligjëratave do të përmbyllen me një konferencë për media të Ministrit të Shëndetësisë Alush Gashi, Ambasadores së Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova dhe z. Ivo Hartman, që do të jetë kryesues i delegacioni të lartë nga Çekia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)