19 Prill 2024

Kosova e Çekia, Memorandum Mirëkuptimi në shëndetësi

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, bashkë me zëvendësministren Mybera Mustafa dhe U. D. të Sekretarit Permanent Haxhi Kamberi, ka diskutuar sot me Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë Janina Hrebickova dhe një delegacion të lartë të ekspertëve të fushës klinike dhe të menaxhmentit shëndetësor Draftin e Memorandumit të Mirëkuptimit që pritet të nënshkruhet midis dy shteteve.

Krahas këtij diskutimi që pritet të çojë te nënshkrimi i Memorandumit,

ekspertët klinik dhe ata të  menaxhmentit shëndetësor, kanë mbajtur sot në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës ligjërata lidhur me sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe mënyrat e financimit të tij, në të cilat kanë qenë të pranishëm menaxherë të institucioneve shëndetësore, mjekë e teknikë, derisa këto ligjërata e diskutime janë ndjekur përmes Telemjekësisë edhe nga Spitali Regjional i Mitrovicës, Prizrenit e Gjakovës.

Ekspertët çek kanë shpjeguar mënyrat e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm financiar në shëndetësi dhe kanë folur për përvojat e shtetit të tyre në ngritjen e sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Në Qendrën e Telemjekësisë , Ambasadorja Hrebickova ka shquar bashkëpunimin e mirë në shëndetësi midis dy vendeve, ndërsa zëvendësministrja Mybera Mustafa, ka falënderuar shtetin çek për asistencën që i ka dhënë shëndetësisë, sidomos kohët e fundit dhe për projektet e përbashkëta që pritet të realizohen.

Ekipi i ekspertëve nga Republika e Çekisë do të qëndrojnë edhe nesër në Kosovë, me ç’rast do të mbajnë edhe dy ligjërata të tjera: e para për regjistrimin dhe distribuimin e barnave ndërsa e dyta për menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)