13 Qershor 2021

Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 10 qershor - Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozev Bence, tha se bashkëpunimi i mirëfilltë Kosovë-Hungari në fushën e shendetësisë është me rëndësi.

Bence këto komente i bëri sot në në Prishtinë është bërë hapja e laboratorit hungarez “IPL Neumann Labs”, laborator ky që do të kryejë testime për të gjitha variantet e Covid-19, teste këto që do njihen ndërkombëtarisht.

Kurse Gabor Kalman, përfaqësues i “Neuman Diagnostic” për Ballkan tha se kanë një përvojë afatgjatë mbi 20 vjeçare në këtë lëmi dhe se bashkëpunimi me kosovarët është edhe një sukses tjetër i tyre.

“Neuman Labs ka diagnostikuar sëmundje nga më të ndryshmet dhe ne nuk jemi këtu për një sukses te shkurtër, por më afatgjatë duke përfshirë bashkëpunim tutje”, tha Kalman.

Ndërsa Musa Ahmeti, drejtor i këtij laboratori, ka sqaruar se mostrat e marra në Kosovë do të përpunohen në Budapest.

“Ky laborator vjen si rezultat i bashkëpunimit nga fusha e mikrobiogjisë, sidomos për testet e PCR, të cilat do të përpunohen në Budapest dhe mostrat janë marrë në Kosovë”.

“Këto rezultate do të njihen ndërkobtarisht në të gjithë botën, por edhe testimet të bëhen te të gjitha varianteve Covid-19″, tha ai.

Doktoresha Etleva Lala, tha se ky laborator do shërbej si fillim i mbarë dhe një shpresë për përmasimin e shëndetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonit.

“Ky laborator shërben si  një bashkëpunim dhe një fillim që duket i vogël por një shpresë e madhe për përmasimin e shëndetit në rajonin tonë dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)