09 Gusht 2022

Koronavirusi shkakton rënien më të madhe të jetëgjatësisë

New York, 27 shtator - Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.

Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë.

“Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”, ka thënë mjekja, Ridhi Kashyap, bashkëudhëheqëse e studimit.

Në 22 nga 29 shtetet e analizuara, jetëgjatësia ka rënë për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me 2019.

Në shumicën e shteteve, burrat kanë dalë më keq sesa gratë. Burrat në Shtetet e Bashkuara janë përballur me humbjen më të madhe të jetëgjatësisë – 2.2 vjet – në krahasim me 2019, të përcjellë nga burrat në Lituani me një ulje prej 1.7 vjet.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja e mortalitetit është raportuar kryesisht te personat nën moshën 60-vjeçare, ndërsa në Evropë, viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare.

Studimi është kryer duke analizuar të dhënat e vitit 2020, gjatë së cilit, 1.8 milion persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në gjithë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë./REL

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)