04 Shkurt 2023

Koronavirusi ndërpreu ofrimin e kujdesit shëndetësor në 92% të vendeve

Gjenevë, 8 shkurt - Çrregullime në ofrimin e shërbimeve bazë shëndetësore, si vaksinimi ose programet e trajtimit për sëmundje të tilla si SIDA, u raportuan në 92 për qind të 129 vendeve, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuar sot.

Sondazhi, i kryer në nëntor dhe dhjetor 2021, tregon se shërbimet janë “të prekura rëndë” dhe se “pak ose aspak përparim” është bërë në krahasim me sondazhin nga fillimi i vitit 2021, tha OBSH në një deklaratë.

“Rezultatet e këtij sondazhi nënvizojnë rëndësinë e veprimit urgjent për të adresuar sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, për të rikuperuar shërbimet dhe për të zbutur ndikimin e pandemisë COVID-19”, tha OBSH.

Shërbimi i ambulancës është përkeqësuar në krahasim me anketën e mëparshme. Çrregullime në ofrimin e kujdesit emergjent u raportuan nga 36 për qind e vendeve, një rritje nga 29 për qind në fillim të vitit 2021 dhe 21 për qind në sondazhin e parë në vitin 2020.

Ofrimi i operacioneve fakultative si zëvendësimi i ijëve dhe gjurit është ndërprerë në 59 për qind të vendeve dhe mangësi në rehabilitimin dhe kujdesin paliativ janë raportuar në afërsisht gjysmën e vendeve. Sondazhi u krye në një kohë të një rritje të madhe të numrit të personave të infektuar në shumë vende për shkak të variantit më ngjitës omicron të koronavirusit, i cili ka rënduar spitalet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)