03 Gusht 2021

Kastrati premton projekt për stimulimin e mjekëve mitrovicas

Mitrovicë, 17 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shaqir Demiri, ka pritur të mërkurën në takim drejtuesit e spitalit rajonal “Sami Beqiri”, të udhëhequr nga drejtoresha Drita Fazliu, me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion shëndetësor në Mitrovicë. 

Kryetari Kastrati fillimisht u ka uruar funksionalizimin e objekteve të reja spitalore, ku tashmë kanë  nisur punën disa reparte. Ai u ka premtuar se do t’u ndihmoj me të gjitha mundësitë që ka komuna në dispozicion në mënyrë që të krijohen kushte për ofrimin e shërbimeve sa më të mira shëndetësore për qytetarët e këtij rajoni.

Në anën tjetër, Drita Fazliu, drejtoreshë e spitalit rajonal, tha se fillimi i punës në objektet e reja është duke u shoqëruar edhe me disa probleme, të cilat pritet të zgjidhen gradualisht. Ajo tha se tashmë është zgjidhur problemi që ka qenë sa i përket furnizimit me ujë, ndërsa tash ka nevojë edhe për të bërë një zgjidhje sa i përket furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike.

Drejtoresha Fazliu ka potencuar edhe problemin kyç që ka të bëj me kuadrot, të cilat mungojnë në këtë spital. “Ne kemi në dispozicion 44 mjekë, ndërsa kemi nevojë për 122 sish në mënyrë që puna të jetë efikase në këtë spital, që planifikohet të ketë 220 shtretër”.

Ajo ceku edhe problemin e specializantëve të rinj, duke pasur parasysh  se Ministria e Shëndetësisë për çdo vit lejon vetëm një numër të kufizuar kuadrosh për qëllim. “Duhet bërë çmos që të tejkalohen këto probleme, të cilat janë duke krijuar telashe për funksionimin normal të spitalit, ku tashmë janë funksionalizuar repartet e kirurgjisë, përderisa më vonë pritet të hapen edhe ato të internistikës”. 

Në lidhje me këto probleme, kryetari Kastrati, ka premtuar ndihmë konkrete. Ai ka thënë se duhet bërë një projekt për stimulimin e mjekëve për të ardhur në Mitrovicë. “Ne do t’i analizojmë të të gjitha mundësitë, në mënyrë që të sigurojmë transport, mandej një shujtë, por edhe një shumë si stimulim për mjekët që vendosin të punojnë në Mitrovicë”. 

Kryetari Kastrati e ka vlerësuar si shumë të nevojshme që të gjithë të angazhohen që ky spital të jetë në një nivel sa më të lartë, meqë në këtë mënyrë lehtëson edhe punën e QKUK-së. Ai ka thënë se duhet të gjenden forma edhe për t’u hap rrugë dhe mundësi mjekëve që duan të specializojnë në mënyrë që për disa vjet të krijohet një bazë e mirë në aspektin e kuadrove. 

Në këtë kuadër edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shaqir Demiri, ka thënë se komuna është e gatshme që të ndihmoj me të gjitha mundësitë, përkundë faktit se spitali është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. “Qytetarët e këtij rajoni meritojnë kushte dhe tretman më të mirë në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, meqë ata që dhjet vite janë ballafaquar me probleme të mëdha”. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)