24 Prill 2024

Kandidatët për drejtor të QKUK-së do të intervistohen sërish

Prishtinë, 2 gusht - Pasi që Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, anuloi vendimin e sekretarit të përhershme të MSH-së për përzgjedhjen e drejtorit, kandidatët për drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do t’i nënshtrohen edhe një herë intervistimit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësi i Ministrise se Shëndetësisë Faik Hoti ka thenë se zgjedhja e drejtorit të QKUK-së do të kryhet brenda disa ditëve.

“Situata kthehet në kohën para intervistimit të kandidatëve në intervistat me gojë, pra, brenda kësaj jave, eventualisht brenda javës së ardhshme, kandidatët do të ritestohen edhe një herë në intervistën me gojë dhe do të vazhdohet me zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së”, tha Hoti.

Me arsyetimin se zgjedhja e Stubllës në krye të qendrës terciare nuk është bërë në mënyrë korrekte, ka reaguar edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë.

“Duke i paraparë këto gjëra që 11 vite që zgjidhen njerëzit nga partitë politike dhe kemi reaguar në atë mënyrë duke u bazuar në kontratën kolektive që një herë e përgjithmonë t’ju themi jo partive politike në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shëndetësore”, thotë kreu i FSHK-së, Blerim Syla.

Syla, duke u bazuar në kontratën kolektive, ka thënë se palët kanë qenë të obliguara të thërrasin përfaqësuesin e FSHK-së në cilësinë monitoruese gjatë intervistimit.

Ndonëse Sekretari Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj pati premtuar se përzgjedhja e drejtorit do të bëhet në mënyrë korrekte, Dardan Stublla doli të jetë familjarë i vetë zotit Tolajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)