29 Mars 2024

Jetësohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta

Prishtinë, 1 nëntor - Si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse për avancimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i  kanë dhënë mbështetje të fuqishme Projektit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional, ndërsa do të zvogëloi në masë të madhe transferet jashtë institucioneve korrektuese për këto nevoja.

Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta:

Njësia për trajtimin e personave me nevoja te veçanta: ku do te trajtohen të gjitha ata persona që kanë pengesa arkitektonike dhe të tjera shqisore, personat me proteza, karroca invalidore, pengesa në të parë dhe të dëgjuar, ata me paterica mbështetëse dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për funksione vitale;

Njësia geriatrike: personat e moshuar që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm;

Njësia për trajtim të shtuar mental: personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore;

Njësia për trajtimin e personave me sëmundje të varësisë: trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi;

Njësia për trajtimin e sëmundjeve kronike; trajtimi i personave me sëmundje kronike me kujdes permanent shëndetësor, të monitoruar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe partnerët ndërkombëtarë, do të punojnë në vendosjen, sistemimin dhe akomodimin për trajtimin e kësaj kategorie në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre, çdo herë duke u mbështetur në standarde të afirmuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)