29 Mars 2024

Japonia regjistron rritje të ndjeshme rastesh të reja me COVID-19

Tokio, 15 korrik - Disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, numri i infeksioneve të reja me coronavirus u rrit në mbi 1 000, raportuan mediet lokale.

Sot, kryeqyteti japonez, Tokio, regjistroi 1.149 raste të reja brenda një dite, duke tejkaluar shifrën e 1.000 për herë të parë në rreth dy muaj.

Rritja vjen pavarësisht se Tokio është vendosur në gjendjen e tij të katërt të jashtëzakonshme në fillim të javës. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) deklaroi se ishte informuar nga organizatorët vendas se nga më shumë se 8 000 sportistë të përfshirë në Lojërat Olimpike që udhëtuan në Japoni nga 1 deri në 13 korrik, tre rezultuan pozitivë ndaj coronavirusit.

”Ata u izoluan menjëherë, ndërsa kontaktet e ngushta u nënshtroheshin masave përkatëse të karantinës”, tha IOC. Lojërat pritet të hapen më 23 korrik.

”Unë do të doja të shprehja respektin dhe mirënjohjen time të sinqertë për qeverinë dhe popullin japonez për mikpritjen”, deklaroi presidenti i IOC, Thomas Bach.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)