03 Gusht 2021

Instituti i Biokimisë, për dy muaj kryen 62.094 analiza biokimike

Prishtinë, 16 mars - Në Institutin e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në dymujorin e parë të këtij viti, janë kryer 62.094 analiza biokimike, hematologjike, ekzaminime të urinës dhe  përcaktimi i lëngjeve trupore.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka bërë të ditur se në muajin janar, janë kryer  34.552 analiza, përderisa në muajin shkurt 27.542 analiza. Në vitin 2009 sipas tij ishin kryer 388.541 analiza. Analizat kryhen 24 orë pa ndërprerë, kurse puna është e organizuar në ndërrime.  
 
"Në kuadër të Institutit të Biokimisë,  punon edhe laboratori i  Qendrës Emergjente, ku  vitin e kaluar janë kryer 245.294 analiza biokimike, hematologjike dhe ekzaminime të urinës, po ashtu punojnë edhe disa laboratorë tjerë doracak në klinika të ndryshme.Në Institutin e Biokimisë, punojnë 5 specialistë të biokimisë, 1 profesor i biokimisë, 1 kimist dhe 20 punëtorë të stafit të mesëm, përderisa 25 specializantë janë duke vijuar specializimin. Në kuadër të laboratorit të Qendrës Emergjente, punojnë 25 punëtorë të stafit të mesëm, të cilët kryejnë analizat pa ndërprerje", ka thënë Fazliu.
 
Analizat në kuadër të Institutit të Biokimisë, sipas Fazliut kryhen vetëm për pacientët e shtrirë në QKUK, pasi që analizat që i takojnë shëndetësisë primare, kryhen në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare në tërë Kosovën.

Pra sipas tij në Biokimi kryhen vetëm analizat e shëndetësisë terciare. Instituti i Biokimisë, vepron në kuadër të Qendrës Diagnostike, përderisa kryen analizat laboratorike për gjitha klinikat e QKUK-së.
Me respekt,
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)