26 Prill 2024

India me numër rekord të infeksioneve me koronavirus, shëndetësia para kolapsit

New Delhi, 24 prill - Sistemi shëndetësor në Indi gjendet para kolapsit për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me koronavirus.

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus të regjistruara brenda një dite në Indi po rritet më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Nju-Delhi katër ditët e fundit janë infektuar me virusin Covid-19 më shumë se një milion vetë.

India me 1.3 miliardë banorë po përballet prej javësh me një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve. Në vend ka më shumë se 16 milionë vetë të infektuar dhe në këtë mënyrë India renditet e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarisht prej koronavirusit në Indi kanë vdekur më shumë se 186,000 persona. Por ekspertët pretendojnë se ka një numër dukshëm më të lartë rastesh të pa raportuara.

Vala e dytë dramatike e infeksioneve po e çon sistemin shëndetësor në prag të kolapsit. Sipas autoriteteve, perëndimi dhe veriu i Indisë si dhe kryeqyteti Nju-Delhi janë zonat më të prekura.

Në spitale ka mungesë shtretërish, oksigjeni mjekësor, mungesë ilaçesh dhe testesh. Përpara shumë spitaleve ambulancat me pacientë me korona presin në radhë të gjata që të lirohet ndonjë shtrat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)