29 Mars 2024

IKSHPK identifikon disa baktere në mostrat e ujit në Deçan

Deçan, 15 korrik - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në Kosovë bëri të ditur të enjten se ka identifikuar disa baktere që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm në komunën e Deçanit, rreth 75 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Deçani shpalli të martën gjendjen emergjente pasi më shumë se një mijë qytetarë të kësaj komune kërkuan ndihmë mjekësore përgjatë disa ditëve me shenja helmimi. Dyshimet e para u hodhën te furnizimi me ujë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tha sot se nga ekzaminimi i mostrave të ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, janë identifikuar disa bakterie që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm. IKSHPK shton se është duke kryer analizat mikrobiologjike në mostrat e marra nga pacientët për patogjenë të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar, për gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik.

Kompania publike e ujësjellësit “Hidrodrini” nëpërmjet një reagimi përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka urdhëruar të gjitha njësitë e saj që të fillojnë kontrollet për cilësinë e ujit dhe sistemin e shpërndarjes, ndërsa kërkoi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që të ofrojë sqarime shtesë, se cilat mostra të ujit janë marrë. Kompania “Hidrodrini” kërkoi po ashtu që të analizohet edhe uji nga burimet alternative, siç janë bunaret, që sipas saj përdoren nga banorët.

Kompania “Hidrodrini” menaxhon ujin në nivel rajonal, që përfshin rajonin e Dukagjinit.

Por kryetari i kësaj komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj njoftoi se ujësjellësi këtej e tutje do të menaxhohet nga një kompani komunale.

“Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, edhe po e bëj publike tash që, kompania rajonale “Hidrodrini” nuk do ta menaxhojë më Deçanin. Kompania (e re) do jetë kompani komunale, që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i plotësojë kriteret e standardet që t'i gjendet afër qytetarëve të Deçanit si në cilësinë e ujit, si në aspektin e furnizimit me 24 orë ujë.”, tha zoti Ramosaj.

Autoritetet në komunën e Deçanit thanë sot ndërkaq se situata në komunë mbetet në kontroll dhe se gjatë ditës së enjte është ulur edhe numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)