24 Shtator 2021

IKSHP konfirmon një rast me AH1N1 në Kosovë

Prishtinë, 21 dhjetor - Qendra Kombëtare e Gripit në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës, ka konfirmuar sot rastin e parë pozitiv të Gripit A H1N1 të këtij sezoni në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 37 vjeçar nga Prishtina, i cili si i dyshimtë është shtruar më 19 dhjetor 2010 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe pas analizës së mostrave të kryera në Qendrën Kombëtare të Gripit, në laborator është konfirmuar si rast pozitiv në A H1N1.

MSH dhe IKSHP u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit që të mos e marrin me shqetësim këtë rast, të respektojnë masat preventive që vlejnë edhe për Gripin të zakonshëm sezonal, ndërsa nga institucionet kërkohet që të ngritet niveli i vigjilencës dhe të raportohet secili rast i dyshimtë si nga institucionet publike ashtu edhe ato private shëndetësore.

MSH, IKSHP dhe QKUK janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)