29 Mars 2024

IKSHP implementon me sukses procedurat ISO/IEC 17025

Prishtinë, 19 maj - Sipas planit të Drejtorisë së Akredimit të  Kosovës (DAK) për akreditime të laboratorëve testuese/kalibrues, më 18 maj 2011  është bërë procedura e vlerësimit për mbikëqyrje në Qendrën e Laboratorëve Testuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Në vlerësimin e procedurës së mbikëqyrjes ishin ekipi i vlerësimit nga DAK, ekspertët teknik që mbulojnë fushat e akredituara si dhe ekipi i EA (Korporatës Evropiane për Akreditim).

Vlerësimi i  mbikëqyrjes është bërë sipas kërkesave të standardit  dhe procedurave të vlerësimit ISO / IEC 17025.

Në bazë të eksperteve , Qendra e Laboratorëve Testuese (QLT) në Institutin Kombëtar, ka implementuar me sukses të gjitha kërkesat e sistemit të menaxhimit, kërkesat teknike dhe kompetencën profesionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)