21 Tetor 2021

IAP shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

Prishtinë, 11 tetor - Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim më Këshillin e Evropës, organizuan një konferencë të hënën për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Qëllimi i konferencës ishte rritja e ndërgjegjësimit të publikut për standardet evropiane në fushën e vendosjes së pavullnetshme në institucione të mbyllura psikiatrike të personave me çrregullime mendore të privuar nga liria. Referenca do t’i bëhet nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) mbi Ndalimin e Torturës, Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues.

Konferenca u organizua në vazhdën e gjetjeve dhe rekomandimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT) dhe të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) i Avokatit të Popullit, pas vizitave të tyre të shumta në institucionet e mbyllura psikiatrike.

Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, tha se kjo konferencë ka mbledhur të gjithë hisedarët që punojnë në çështjen e shëndetit mendor për të diskutuar për punën e tyre dhe për hapat që duhen ndërmarrë në mënyrë që shëndeti mendor të bëhet më realitet për qytetarët.

“Përkrahja e shëndetit mendor përfshin një gamë të gjerë, por konferenca e sotme, e organizuar së bashku me Institucionin e Avokatit të Popullit, fokusohet në një çështje më specifike, që është edhe çështja më sfiduese dhe më komplekse në shëndetin mendor, e që është vendosja e pavullnetshme në hapësirat e mbyllura e personave me çrregullime mendore të shëndetit mendor.” – tha Power.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është një mundësi që qeveritë, organizatat e shoqërisë civile dhe shumë të tjerë të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë për të siguruar një ambient që kupton, pranon dhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

“Është evidente që personat me çrregullime të shëndetit mendor bëjnë pjesë në grupet e cenueshme dhe të ndjeshme dhe shpesh përballen me shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, diskriminim dhe stigmatizim. E sidomos kur trajtimi dhe vendosja në institucione të shëndetit mendor apo edhe në kushte paraburgimi është i pavullnetshëm.” – tha Qelaj.

Ai shtoi se janë nxjerrë disa konkluzione nga tryezat paraprake në lidhje me këtë çështje duke nënvizuar si të pakompletuar infrastrukturën ligjore të shëndetit mendor, mungesën e kapaciteteve në objekte dhe në hapësira të institucioneve të shëndetit mendor, ndërprerjen e praktikës që në qendrat e shëndetit mendor të trajtohen personat me varësi nga alkooli dhe nga droga, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin më efikas në mes të institucioneve të shëndetit mendor dhe të gjyqësorit.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu tha se nëpër institucionet korrektuese ekziston një numër i konsiderueshëm i të dënuarve që janë persona me çrregullime të shëndetit mendor dhe kjo paraqet një sfidë të madhe për menaxhimin e tyre.

“Gjykatat, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të kenë një koordinim më të mirë kur është fjala për urdhëresat e gjykatave për ekzaminimin psikiatrik të të paraburgosurve dhe vendosjen e tyre në Institut.” – tha Haxhiu.

Shqipe Ibraj Mala, drejtoreshë e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) theksoi se gjatë vizitave MKPT-ja ka identifikuar rreth 70 vende ku mbahen personat e privuar nga liria ose ku këta persona janë nën përkujdesjen institucionale.

Ajo tha se prania e të burgosurve me çrregullime mendore vazhdon të jetë një sfidë e madhe për shkak të mungesës së kapaciteteve për t’i akomoduar në institucione përkatëse të burgosurit e kësaj kategorie.

“Edhe pse Ligji për Shëndetin Mendor ka hyrë në fuqi në vitin 2015, ende nuk janë nxjerrë aktet nënligjore ashtu si parasheh neni 18. Për këtë arsye kemi kërkuar ndihmë nga Këshilli i Evropës që të na mundësohet angazhimi i një eksperti për të bërë një analizë ligjore të këtij ligji. Tani jemi në fazën e nxjerrjes së rekomandimeve të dala nga diskutimet si dhe ndërtimin e protokolleve të komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shumë shpejt priten të finalizohen.” – tha Ibraj Mala.

Në këtë konferencë po ashtu është paraqitur raporti i fundit i CPT-së, i botuar më 23 shtator 2021, për vizitën në vendet e privimit nga liria, e cila ishte realizuar në tetor të vitit 2020. Pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve në raport lidhen me institucionet e mbyllura të shëndetit mendor dhe aspektet procedurale si dhe trajtimin e pacientëve në këto institucione.

Nga kjo konferencë priten të dalin rekomandime të vlefshme, të cilat do të shërbejnë më tej si udhërrëfyes për përmirësimin e situatës në këtë sektor. Këto rekomandime do të kthehen në veprime konkrete në një perspektivë afatshkurtër, afatmesme përmes projekteve dhe bashkëpunimit me aktorët qeveritarë, me OJQ-të dhe me donatorët ndërkombëtarë.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor është shpallur nga OKB-ja dhe shënohet çdo 10 tetor, ndërsa sivjet shënohet me moton: “Kujdesin për shëndetin mendor për të gjithë: Ta bëjmë realitet.”

Në të gjithë botën, më shumë se 450 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimet mendore. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se rreth 151 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, 26 milionë vuajnë nga skizofrenia dhe 125 milionë vuajnë nga çrregullimet që lidhen me

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)