07 Shkurt 2023

Holanda raporton shifra të larta infektimesh me koronavirus

Amsterdam, 17 nëntor - Në shumë vende të Bashkimit Europian po regjistrohen shifra të larta infektimesh me COVID-19.

Prej disa ditësh Holanda raportoi shifra të larta infektimesh, por gjatë 24 orëve të fundit Holanda regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Shtetëror i Shëndetësisë dhe Mjedisit (RIVM) i Ministrisë së Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 19.274 raste me COVID-19, shifra më e lartë ditore e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.

Numri i personave që marrin trajtim kundër COVID-19 në spitale ka tejkaluar 2.000 në 24 orët e fundit ndërsa ka arritur në 380 numri i personave në kujdesin intensiv.

Qeveria më 2 nëntor me fillimin e rritjes së rasteve të COVID-19 njoftoi rizbatimin për vendosjen e maskës, distancës si dhe zgjerimin e zbatimit të kartës për COVID-19.

Qeveria e cila pavarësisht masave shtesë nuk arriti të parandalojë rritjen e numrit të rasteve, vendosi që vendi të shkojë drejt një mbylljeje të pjesshme 3 javore nga 13 nëntori deri më 4 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)