19 Qershor 2021

Haziri: Nga java e ardhshme po bëhemi gati për vaksinim masiv

Gjilan, 1 qershor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19.

Në emër të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri ka bërë të ditur se deri tani në Gjilan janë vaksinuar 2846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21480 mostra, 6424 kanë rezultuar pozitivë, 6263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për  rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)