24 Maj 2022

Haziri apelon për kujdes pas rekordit të ri me Covid-19

Gjilan, 19 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 936 raste aktive në Gjilan, janë gjendje alarmi për të gjitha institucionet jo vetëm në nivelin lokal, sepse është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë në Gjilan dhe shifrat paralajmërojnë që duhet të ketë një vendosmëri institucionale karshi Covid-19.

“Në Gjilan po shënojmë një rekord të zi dhe Komiteti i Emergjencave, është vazhdimisht duke punuar 7 ditë në javë, në monitorimin e gjendjes, zbatimin e detyrave për parandalim, e deri te shërbimet shëndetësore që u jepen qytetarëve të infektuar në shtëpi nga ekipet mjekësore."

"Numri kaq i madh i të infektuarve lidhet edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi edhe në këtë javë në Gjilan, por veprimet e shtetit duhet të jenë më të ashpra, por me arsyeshmëri maksimale për ta mbrojtur qytetarin përmes masave dhe respektimit të tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej potencoi se “Mësimdhënësit, shërbimete hoteliere, mjekët dhe qytetarët në përgjithsi duhet të vaksinohen.  Unë kam reaguar dhe kjo tashmë është e ditur se më 1 shtator asnjë mësimdhënës nuk mund të shkoj në shkollë e të dal para nxënësve, nëse nuk e ka konfirmimin e vaksinimit, ose testin ditor për Covid-19. Duhet të mundësohet nga ana e qeverisë që me ekipe shtesë, me punësime të përkohshme të rriten kapacitetet dhe vaksinimi të bëhet 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për imunizim të përgjithshëm më të shpejtë. Nuk jemi në gjendjen që të lejojmë komoditet”, ka potencuar kryetari Haziri.

Gjendja është alarmante edhe në Spitalin e Përgjidhshëm që jep shërbime për gjithë lindjen e Kosovës, luginën e Preshevës dhe nëse mbushen spitalet me të infektuar, atëherë alarmi do të bartet edhe në QKUK.

“Masat e fundit të marra nga qeveria janë masa selektive dhe jo në bazë të vlerësimit të drejtë, sepse është dashur që me masa të ashpra, të niset që nga administrata e shtetit, jo vetëm nga sektori privat. Sot disa shërbime si lokalet e natës, dasmat etj, janë sanksionuar brenda ditës, kurse disa kategori të tjera u është dhënë afat të përgatiten. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që ta trajtoj me seriozitet më të lartë infeksionin dhe pandeminë Covid-19 në përgjithësi. Kemi të prekur grupmoshat e reja dhe një numër shumë të madh të mërgimtarëve me infeksion”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)