28 Mars 2024

Gripi i Derrave, 20 raste në Shqipëri

Tiranë, 11 janar - 20 raste janë të konfirmuara me A/ H1N1 nga Ministria e Shëndetësisë. Ky lajm është konfirmuar për “Ora News”, nga drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero.

Ndërkaq, ditën e djeshme, Pipero i ftuar në studion e “Ora News”, theksoi se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e një epidemie. Njekohësisht, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për tu vaksinuar, pasi kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar virusin.

17 raste janë në repartin infektiv, ndërsa tre raste janë në maternitet, ka shtuar më tej Vasili.

Po ashtu pesë persona kanë humbur jetën nga gripi i derrit që është përhapur këtë sezon në Kroaci dhe Bosnjë.

Instituti i Shëndetit Publik tha se një 46-vjeçar i infektuar me virusin A-H1N1 ka vdekur në spital të Zagrebit, ndërsa vuante dhe nga çrregullime të tjera kronike. Kjo ishte viktima e tretë në këtë vend.

Deri tani, testet laboratorike kanë konfirmuar se rreth 300 njerëz janë të prekur nga ky virus në Kroaci.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore në Bosnjë njoftojnë për vdekjen e një 55-vjeçari, i cili shënon viktimën e dytë nga virusi A/H1N1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)