23 Prill 2024

Greqia lehtëson masat anti-Covid

Athinë, 3 maj - Në prag të sezonit turistik, Greqia ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese, duke hapur baret dhe restorantet.

Shumë kafene dhe restorante në qendër të Athinës u hapën sot në shtatë të mëngjesit.

Pronarët e lokaleve së bashku me punonjësit e tyre, filluan të vendosnin tavolina dhe karrige me shiritin që tregon ruajtjen e distancimit social.

Në çdo tryezë do të ketë dezifektant, ndërsa punonjësit do të mbajnë maska.

“Ne presim shumë njerëz dhe jemi optimistë për ditët në vijim. Urojmë që të vijnë edhe turistë ” , tha një pronar kafeneje, raporton protothema.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)