23 Prill 2024

Greqi, Virusi Nilit rëndohet bilanci me 11 të vdekur

Athinë, 1 shtator – Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi për shkak të Virusit të Nilit Perëndimor, që transmetohet nga mushkonjat, pavarësisht disifektimeve në zonat më të prekura në veri të vendit.

Numri i të vdekurve arriti në 11 dhe rastet e raportuara janë 150, ndër të cilët 35 të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve në terapi intensive, njoftoi Qendra greke për sëmundjet infektive (Keelpno).

Virusi i Nilit Perëndimor, i quajtur kështu për shkak se u gjet në rajonin verior të Ugandës në vitin 1937, godet sistemin nervor qendror. Transmetohet nga mushkonjat të cilat janë ushqyer me gjak të infektuar, kryesisht atë të zogjve migrues.

Deri sot nuk ekziston asnjë vaksinë dhe e vetmja mbrojtje është parandalimi i pickimit nga insektet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)