25 Qershor 2022

GOL Kosova serish nis misionin për trajtimin e fëmijëve nga zemra në QKUK

Prishtinë, 9 maj - Nga data 7 maj deri më 14 maj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (Klinika e Pediatrisë, Klinika e Kardiokirurgjisë dhe Klinika e Kardiologjisë), do të zhvillohet Misioni i radhës i Organizates Humanitare - GOLI, GOL Kosova, në bashkëpunim me mjekët vendorë nga këto klinika, me qëllim trajtimin e fëmijëve me keqformime të lindura të zemrës.

Marrin pjesë mjekët nga ShBa, të udhëhequr nga Dr. Harm Valvis dhe Dr. Herbert Shtern dhe ekipi i kardiokirurgjisë nga Gjenoa e Italisë, të udhëhequr nga kardiokirurgët Dr. Françesko dhe Dr. Ribera Santoro.

Për dy ditë, (7 dhe 8 maj 2022) janë ekzaminuar 56 fëmijë dhe pritet që deri në fund të misionit të ekzaminohen edhe 54 fëmijë.

Gjatë kësaj periudhe, planifikohet të bëhen 10 operime në zemër të hapur dhe të trajtohen 20 fëmijë me procedura të kardiologjisë intervente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)