25 Shtator 2021

Gjysma e evropianëve plotësisht të vaksinuar

Bruksel, 4 gusht - Gjysma e popullsisë së BE-së tani është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, sipas një numërimi të fundit nga autoritetet shëndetësore.

Ndërsa varianti shumë ngjitës Delta po nxit një numër në rritje vendesh të vendosin kufizime të reja, 223,8 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian kanë marrë dy doza vaksine antiCOVID-19, ose një dozë pasi është shëruar nga COVID-19, ose një vaksinë me një dozë të vetme.

Në të gjithë planetin, pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë të paktën 4 238 582 dhe ka infektuar gati 200 milionë persona.

OBSH vlerëson se numri i viktimave mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë.

Ringjallja e virusit, që po godet vendet që mendonin se e kishin kapërcyer më të keqen, po ndihmohet nga rënia e normave të vaksinimit dhe mutacionet e reja, më të rrezikshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)