26 Prill 2024

Gjermania mbeshtet Kosovën në fuqizim të përgjigjes ndaj Covid 19

Prishtinë, 19 maj - Sot, Gjermania dorëzoi një donacion të seteve të testimit për Covid 19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë. Dërgesa e 150.000 testeve antigjen Siemens CLINITEST© Rapid COVID-19 ka një vlerë mbi 600.000 euro. Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shendetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e Covid 19.   

Me këtë rast, Ambasadori Jörn Rohde deklaroi: “Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti ynë mbetet element i kyç në këtë përpjekje. Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë.

Zbulimi i rasteve të infektimit me covid 19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor.

Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjërësisht i pranishëm në shoqëritë tona.

Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në nënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër Covid 19.”

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia me këtë rast tha: “Është nder të pranojmë furnizimin prej 150.000 seteve për testim COVID-19 nga partneri ynë i vazhdueshëm, Qeveria gjermane që na ndihmon të  përmirësojmë reagimin ndaj pandemisë në Kosovë.

Shifrat ditore të infektimeve me COVID19 ndonëse janë normalizuar, ato ende paraqesin një sfidë reale për ne dhe kontinentin, ashtu që shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e situates, si dhe mbështetja e Gjermanisë për Kosovën janë shumë të rëndësishme.

E falënderojmë Ambasadorin për donacionin e vlefshëm në të mirë të ngritjes së kapaciteteve testuese për diagnostifikimin e COVID19 dhe në veçanëti për krijimin e mundësive për të rritur kapacitetin për testime të shpejta.

Nga këtu, ne ua shprehim falënderimin tonë ekipeve mjekësore, mbështetjen tonë për të gjithë personelin gjithandej vendit dhe për punën e tyre të vështirë që po e bëjnë në shërbim të jetës.

Kjo mbështetje e Gjermanisë do të na ndihmojnë të gjithëve për të ecur përpara me kujdes dhe krahas testimeve dhe gjurmimeve të rasteve me COVID19, shifrat e vaksionimit do të vazhdojnë dhe synimi ynë për të vaksionuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021 mbetet një përqendrim kyç.“

Deri më tani Gjermania në mënyrë bilaterale ka ndihmuar Kosovën me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore, mbrojtëse dhe higjienike në vlerë prej 4.72 milionë eurove, një mision të gjërë ekspertësh nga Instituti Robert-Koch, një kontribut të rëndësishëm në vlerë mbi 5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e gjithashtu edhe me donacione për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

 Gjermania gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e pandemisë me më shumë se 170 milionë euro; të alokuara në mbështetje të Kosovës.

Për më tepër, Gjermania është kontribuuesi më i madh bilateral në fushatën e vaksinimit përmes Aleancës Globale të Vaksinimit COVAX që ka për qëllim qasje të barabartë në vaksinat kundër Covid 19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)