09 Shkurt 2023

Gashi: Pagat në shëndetësi janë ngritur 69 për qind

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi, tha sot në një konferencë për media, të mbajtur në holin e Kuvendit të Kosovës se që nga fillimi i mandatit të tij, rritja e të ardhurave të punonjësve shëndetësor të Kosovës në mesatare është 69 për qind.

 

Në këtë përqindje, ministri ka llogaritur ngritjen prej 10 për qind të pagave të bërë më 2009, ngritjen e tanishme prej 30 për qind dhe 44 eurot. Ministri ka bërë krahasimet e pagave për kategori të ndryshme për dhjetor të vitit 2007 dhe janar të vitit 2010.


Kështu, mjekët specialistë në dhjetor 2007 kanë marrë pagë 273 euro, tani do të marrin 437 euro (rritja 60 për qind), infermierët, teknikët, kanë marrë pagë 156 euro (dhjetor 2007 tani do të marrin 267 euro (rritja 71 për qind), kurse punëtorët e higjienës në dhjetor 2007 kanë marrë 130 euro, tani do të marrin 230 euro (rritja 77 për qind).


“Mesatarja e rritjes për periudhën dhjetor 2007-janar 2010 është 69 për qind”, tha ministri Gashi. Punonjësit shëndetësor duke nisur prej ditës së nesërme, do ta vërejnë ngritjen në pagan ë xhirollogaritë e tyre.
Ministri ka theksuar po ashtu se një numër i kuadrit mjekësor të QKUK-së janë të angazhuar edhe si kuadër arsimor në Fakultetin e Mjekësisë dhe institucione të tjera arsimore dhe në këtë aspekt, ai ka thënë se asistentët marrin mbi 700 euro pagë (nga arsimi kanë marrë 500 euro dhe 50 për qind nga paga klinike), profesorët marrin nga 1200 euro (nga arsimi kanë 1000 euro dhe 50 për qind nga paga klinike).. Këtu, shpjegoi ai, nuk janë shtesat në pozita udhëheqëse, pagesë për punë mentori, komisionet, kujdestaritë.


Ministri Gashi ka rikujtuar edhe veprime të cilat të cilat janë në proces e sipër dhe të cilat do ta përmirësojnë pozitën materiale të punonjësve shëndetësor sikur janë Projektligji për shërbyesit civilë që punonjësit shëndetësor i nxjerr nga kjo kategori, pastaj Projektligji për Sistemin e Pagave si dhe Projektligji për punën, me të cilin rregullohet çështja e viteve të punës, etj.


Ministri ka theksuar se Projektligji për Sigurimet Shëndetësore është hartuar dhe përcjellë nga MSh në Qeveri dhe pastaj do të shkojë në Kuvend për miratim.


Në mënyrë të veçantë, ministri Gashi i ka falënderuar punonjësit shëndetësor për punën e tyre në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe për mbështetje të reformave në shëndetësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)