26 Prill 2024

Gashi lavdron drejtorët rajonalë për punë të suksesshme

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot drejtorin e Qendrës Klinike Universitare dhe drejtorët e Spitaleve Rajonale të Kosovës, të cilët i falënderoi për punën e madhe që ata dhe punonjësit e këtyre institucioneve kanë bërë gjatë vitit që shkoi dhe që po bëjnë tani.

Duke u mbështetur  në faktin se, sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjatë vitit që shkoi në institucionet shëndetësore publike të vendit janë kryer rreth 4 milionë vizita mjekësore, Ministri Gashi i ka inkurajuar drejtorët e spitaleve që të vazhdojnë edhe me tej me këtë ritëm pune, ndërkohë që rezultatet institucioneve shëndetësore publike të vendit kanë reflektuar pozitivisht edhe me zvogëlimin e aplikacioneve për trajtim jashtë vendit për disa patologji të caktuara.

Sipas një përllogaritje, gjatë vitit që shkoi në institucionet shëndetësore publike të vendit janë kryer rreth 4 milionë vizita mjekësore, prandaj Ministri Gashi i ka inkurajuar drejtorët e spitaleve që të vazhdojnë edhe me tej me këtë ritëm pune.

Kështu, sipas të dhënave të Zyrës për Trajtim Jashtë Vendit në MSH, gjatë periudhës  1 janar -31 dhjetor 2010, në këtë zyrë për trajtim jashtë vendit kanë aplikuar 1050 persona, prej të cilave 951 raste janë aprovuar dhe prej tyre rreth 250 lëndë kanë qenë për kardiokirurgji, rreth 150 për Radioterapi , që prej marsit pritet të aplikohet edhe në Kosovë, derisa për vendosje të protezave të ndryshme ortopedike kanë qenë rreth 230 lëndë.

Inkurajon fakti që ka pasur shumë më pak kërkesa për trajtim jashtë vendit nga patologjitë nga fusha e Gjinekologjisë ku ka pasur vetëm 9 raste, Gastroenterologjisë 9, Reumatologjisë 4 dhe Infektivës 6 raste.

Ministria e Shëndetësisë u ka ndarë mirënjohje drejtorit të QKUK-së dhe drejtorëve të Spitaleve Rajonale për rezultatet e treguara gjatë vitit që shkoi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)