09 Gusht 2022

G20 mblidhen sot, diskutojnë për pandeminë dhe qasjen në vaksina

Romë, 5 shtator - Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës do të takohen më 5 shtator në Romë të Italisë për të diskutuar përpjekjet globale për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për t’u përballur me pandeminë.

Diskutimet do të përqendrohen edhe në strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.

Organizatorët e takimit në Romë thanë se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, më 4 shtator u takua me ekspertë të shëndetit mendor. Ai tha se nuk mund të ketë shëndet të përgjithshëm dhe mirëqenie pa shëndet mendor.

"Në muajt e vështirë të pandemisë, kjo është bërë edhe më e rëndësishme", tha ai.

Ministrat gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.

"Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë", pati thënë zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward.

"Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar", kishte thënë ai, transmeton AFP.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)