07 Shkurt 2023

Funksionalizohet shërbimi gjysmëintensiv në Klinikën e Endokrinologjisë

Prishtinë, 18 dhjetor - Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne- adekuate, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike.

Diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

Numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas Pandemisë COVID 19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje.

Ketoacidoza diabetike  është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)