25 Prill 2024

FSSHK reagon për mos pagesën e 40 eurove

Prishtinë, 8 shtator - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), pas informatave të marra nga terreni, në bazë të kompetencës përfaqësuese, ka reaguar mbi çështjen e mos pagimit të shtesës së 44 eurove për punëtorët shëndetësorë të kujdesit primar, për muajin korrik, në disa nga komunat e Republikës së Kosovës.

Këto reagime FSSHK-ja i bazon duke marr parasysh se në të gjitha pasqyrat financiare si dhe qarkoreve të buxhetit të rishikuar të Republikës së Kosovës, figuron se mjetet për kujdesin primar janë ndarë dhe janë të alokueshme.

Me këtë rast, Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, së bashku me nënkryetarin Blerim Delija dhe nënkryetarin e Këshillit Drejtues, Jahir Lajqi, kanë takuar Sekretarin e Përhershëm të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe drejtorin për buxhet dhe financa të komunave të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar çështja në fjalë, ku përfaqësuesit e FSSHK-së kanë kërkuar nga zyrtarët e MEF-it, që të sqarojnë problematikën e krijuar.

Sipas Sekretarit të përhershëm  të MEF-it dhe drejtorit për buxhet dhe financa të komunave, rezulton se problemi çalon tek drejtorit komunale dhe se mjetet e dedikuara për shtesën e 44 eurove janë alokuar për vitin 2010, për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

FSSHK-ja, në kuadër të veprimeve konkrete, ka dërguar shkresën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Administratës Publike, që përmes masave ndërministrore të sanojnë këtë problem. Njëherit FSSHK-ja, kërkon që shtesa e 44 eurove për muajin korrik të kompensohet me pagat e muajit shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)