20 Prill 2024

FSSHK: Qeveria së ka mbajt premtimin për paga

Prishtinë, 4 mars – Këshilli Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), i mbledhur sot, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar pas dhënies së pagave të muajit shkurt. FSSHK ka konstatua se pagat e muajit shkurt nuk janë dhënë sipas deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë, me rritje 30 për qind dhe shtesë prej 44 eurove, çka do të thotë as sipas premtimit të Kryeministrit Thaçi, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e FSSHK-së më 11 shkurt 2010.

Prandaj, Këshilli Kombëtar i FSSHK-së i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së vendit, që me pagat e muajit mars, të paguajë të gjitha borxhet e mbetura të kompensimit prej 44 euro për të gjithë punëtorët shëndetësorë, të të tri niveleve, sipas Marrëveshjes së 14 tetorit 2008.

Po ashtu Këshilli Kombëtar kërkon që të paguhen të gjitha kujdestaritë e papaguara deri më tani, gjithashtu me pagat e muajit mars. Nëse kjo nuk ndodh, Këshilli Kombëtar në fillim të muajit prill, do të vendosë fillimin e grevës së përgjithshme në nivel të Kosovës, duke bërë edhe kërkesa për përgjegjësi politike.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar ka diskutuar kërkesën e Kryetarit të FSSHK-së, për auditim të jashtëm, pas disa akuzave publike për abuzim financiar në FSSHK. Por anëtarët e Këshillit Kombëtar nuk e kanë miratuar këtë kërkesë të Kryetarit dhe kështu nuk do të kryhet auditimi i jashtëm.

Këshilli Kombëtar i ka caktuar të gjitha seksioneve sindikale të Federatës si datë të fundit të kryerjes së zgjedhjeve datën 10 mars 2010. Pas kësaj date asnjë seksion sindikal që nuk i ka kryer zgjedhjet konform rregullores së Këshillit Kombëtar nuk do të mund të marrë pjesë në Kongresin e Federatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)